Privatësia
Privatësia në faqen klinika.health
Përditësuar më 19 korrik 2026
Çfarë mbledh kjo faqe
Faqja publike klinika.health përdor Google Analytics për statistika vizitorësh: cilat faqe shikohen, nga cili vend dhe në çfarë pajisjeje. Këto janë të dhëna të përgjithshme përdorimi dhe Google Analytics vendos cookie në shfletuesin tuaj për t'i matur ato. Nëse nuk dëshironi të përfshiheni, mund t'i bllokoni cookie-t në cilësimet e shfletuesit. Krahas tij përdorim edhe Umami, një mjet statistikash pa cookie që e mbajmë në serverin tonë.
Përveç kësaj, mbledhim vetëm atë që na e dërgoni vetë përmes formularit "Kërko demo": emri, emri i klinikës, qyteti, telefoni dhe, nëse i shënoni, email-i dhe mesazhi juaj.
Si i përdorim këto të dhëna
Të dhënat e formularit përdoren vetëm për t'ju kontaktuar rreth demos që keni kërkuar. Ato nuk i shiten askujt, nuk përdoren për reklama dhe nuk ndahen me palë të treta. Kërkesa juaj na vjen si email në adresën tonë të brendshme dhe trajtohet nga ekipi ynë.
Të dhënat e pacientëve në programin Klinika
Kjo faqe nuk mban asnjë të dhënë pacienti. Programi Klinika, sistemi që përdorin klinikat, funksionon në adresa të veçanta, të mbrojtura me llogari dhe verifikim shtesë. Aty çdo klinikë i ka të dhënat e veta të ndara plotësisht nga klinikat e tjera, çdo veprim regjistrohet në gjurmën e auditimit dhe asnjë e dhënë klinike nuk shfaqet në këtë faqe publike.
Të dhënat e klinikës i përkasin klinikës: eksporti i plotë është i mundur në çdo moment, pa kushte.
Sa kohë i mbajmë
Kërkesat për demo i mbajmë aq sa zgjat komunikimi ynë me ju. Nëse dëshironi që t'i fshijmë të dhënat tuaja të kontaktit, na shkruani dhe e bëjmë menjëherë.
Kontakti
Për çdo pyetje rreth privatësisë: [email protected]