Klinika për Pediatri
Ndërtuar në një klinikë pediatrike, për klinika pediatrike.
Klinika është zhvilluar përkrah mjekëve pediatër, nga radha e mëngjesit deri te raporti i fundit të ditës. Çdo detaj i punës me fëmijë është pjesë e programit, jo shtesë e mëvonshme.
Nga regjistrimi te grafiku i rritjes, pa dalë nga kartela.
Grafikët e rritjes sipas OBSH-së
Pesha, gjatësia dhe perimetri i kokës vizatohen automatikisht mbi percentilet e OBSH-së. Prindi e sheh kurbën, ju e shihni tendencën.
Kartela e ndjek fëmijën ndër vite
Historiku i plotë i vizitave, diagnozave dhe terapive, nga muaji i parë deri në adoleshencë. E gjeni në sekonda.
Vërtetime për çerdhe dhe shkolla
Vërtetimet mjekësore printohen me një klik, me hapësirën standarde për vulën tuaj fizike.
Ekografia në kartelë
Ekzaminimet me ultrazë lidhen direkt me vizitën. Pamjet hapen nga kartela, pa USB dhe pa letra.
Gjithçka tjetër
Plus tërë programi bazë
Çdo klinikë merr të njëjtën bazë të fortë: kalendarin, kartelën, printimet, rolet dhe gjurmën e auditimit.
Kërko demo
Shiheni si punon për pediatri
Na lini të dhënat dhe ju tregojmë programin me shembuj nga puna juaj, online ose te ju në klinikë. Demoja zgjat rreth 30 minuta.
Për klinika të tjera
Shiheni Klinika me të dhënat e klinikës suaj.
Një demo zgjat 30 minuta, online ose te ju. Pa detyrime dhe pa instalime paraprake.