Klinika për Poliklinika me shumë specialitete
Shumë mjekë. Shumë specialitete. Një program.
Poliklinika juaj nuk ka nevojë për një program për çdo kabinet. Klinika i bashkon të gjithë mjekët në një kalendar, një recepsion dhe një arkiv, me role dhe qasje të ndara për secilin.
Një recepsion cakton, çdo mjek sheh ditën e vet, administratori sheh gjithçka.
Kalendari shumë-mjekësh
Çdo mjek ka kolonën e vet; recepsioni e menaxhon tërë ditën nga një ekran. Terminet zhvendosen mes mjekëve me tërheqje.
Role të qarta për secilin
Mjeku sheh kartelat, recepsioni terminet, administratori cilësimet. Kush s’duhet të shohë diçka, nuk e sheh.
Formularë sipas kabinetit
Fushat e vizitës përshtaten me punën e kabinetit: pediatri sheh grafikët e rritjes, gjinekologu ekografinë.
Një raport për tërë klinikën
Raporti ditor i bashkon vizitat dhe pagesat e të gjithë mjekëve. Dita mbyllet me një dokument, jo me gjashtë.
Gjithçka tjetër
Plus tërë programi bazë
Çdo klinikë merr të njëjtën bazë të fortë: kalendarin, kartelën, printimet, rolet dhe gjurmën e auditimit.
Kërko demo
Shiheni si punon për poliklinika
Na lini të dhënat dhe ju tregojmë programin me shembuj nga puna juaj, online ose te ju në klinikë. Demoja zgjat rreth 30 minuta.
Për klinika të tjera
Shiheni Klinika me të dhënat e klinikës suaj.
Një demo zgjat 30 minuta, online ose te ju. Pa detyrime dhe pa instalime paraprake.